Boris Johnson për momentin ndodhet me pushime në SHBA dhe në një video të postuar nga bashkëshortja e tij në rrjetet sociale, ai duket se është sulmuar nga një struc.

Ish-kryeministri i Britanisë u filmua nga gruaja e tij Carrie, ndërsa ai dhe djali i tij 4-vjeçar Wilfred po përgatiteshin për të ushqyer strucin. Në atë moment, zogu i madh, befas, nga dritarja e hapur, mbështeti kokën në makinë dhe e kafshoi. Johnson lëshoi ​​disa ulërima, ndërsa djali i tij i vogël filloi të qeshte.

Shikoni videon:

Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka postuar videon në llogarinë e saj në Instagram. Sipas The Sun, familja aktualisht është me pushime në Teksas.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta