Banorët e disa fshatrave në Has protestojnë për rrugën e shkatërruar, kryebashkiaku: S’kemi buxhet të mjaftueshëm

07/04/2025 15:03

Banorët e njësisë administrative Bytyç në Tropojë dhe të dy fshatrave të njësisë admjnistdative Golaj të Hasit sërish janë ngritur në protestë për gjendjen e degraduar të rrugës së tyre.

Ata kanë kërkuar nga institucionet të reagojnë për të zgjidhur problemin e rrugës.

Sot në protestën e banorëve ka shkuar edhe kryetari i bashkisë së Hasit Myftar Dauti, i cili ka thënë se mbështet plotësisht kërkesat e banorëve.

“Kemi bërë projektin infrastrukturor, por nuk kemi buxhetin e mjaftueshëm për të ndërhyrë. Ndaj kërkojmë që projektet ndërkufitare mes Kosovës e Shqipërisë të përfshijnë edhe këtë rrugë për ta ndërtuar”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta