Babai i Kodit Penal, Ismet Elezi feston 105-vjetorin! Mesazhi për Drejtësinë: Korrupsioni luftohet vetëm duke qëndruar i ndershëm

07/04/2025 15:30

Duartrokitjet për profesor Ismet Elezin pikërisht në Fakultetin e Drejtësisë ku përgatiti brezat e juristëve, ishin gjuha e përbashkët për t’i thënë faleminderit.

Profesori Ismet Elezi, njohur si emblema e drejtësisë shqiptare dhe babai i Kodit Penal mbushi 105 vjeç. Dhe me një kontribut të pallogaritshëm në jurisprudencën vendase, pas një shekulli jetë dhe dedikim, profesori Elezi ka sot vetëm një porosi për gjyqtarët dhe prokurorët dhe çdo kush që e do vendin e tij: Të qëndrojnë të ndershëm dhe të pakorruptuar.

Prof. Dr. Ismet Elezi: “Korrupsioni luftohet vetëm duke qëndruar të ndershëm, por edhe çdo fenomen tjetër.”

Ky mesazh profesor Elezi e dha para një auditori me vendimmarrës dhe personalitete të larta, përfshirë presidentin e vendit, ministrin e drejtësisë, profesorë të njohur, gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe studentë të rinj.

Në secilin nga përvjetorët e tij që festohen publikisht, profesori Ismet Elezi ka dhënë përherë mesazhe. Në ceremoninë e 105-vjetorit të tij, kryefjala e profesorit ishte vlerat njerëzore që nga e drejta zakonore, në jurisprudencë njihen: Respekt ndaj ligjit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta