
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur emrin e përfaqësuesit për përbërjen e qeverisë serbe duke mandatuar si kryeministër Gjuro Macut.
“Në vendin tonë dhe në Serbinë tonë duhen unitet, paqe dhe stabilitet. Për shkak të tensioneve që ekzistojnë në shoqërinë tonë, ne nuk jemi në gjendje të shohim të gjitha rreziqet dhe problemet. Situata në rajon është shumë e vështirë, veçanërisht situata politike në Bosnje-Hercegovinë, ku u dhanë vendime kundër Presidentit, Kryetarit të Kuvendit Kombëtar dhe Kryeministrit”, tha Vuçiç.
Gjuro Macut ka lindur në Beograd dhe ka marrë përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Ai ishte i specializuar në mjekësinë riprodhuese dhe biologji në Universitetin e Gjenevës dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Nga viti 2015 deri në vitin 2023 ka qenë anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
“Shumë i qetë, i qetë, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta eksperti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena në Stamboll. Për krenarinë e shtetit të Serbisë, ai do të jetë mjeku i parë në krye të qeverisë që nga 1948. Tani më mbetet vetëm ta nënshkruaj në mënyrë solemne”, tha ndër të tjera Vuçiç.
Top Channel