VIDEO/ Sadiku tund rrjetën në Indi, festa e shqiptarit del jashtë kontrollit, sulmuesi i tregon organin gjenital kundërshtarëve

06/04/2025 19:54

Armando Sadiku ka tundur rrjetën në Indi me skuadrën e GOA-s, në një sfidë që u fitua 2-1 në 90 minuta, e cila nuk shërbeu për kualifikimin në finalen e kampionatit.

Në minutën e 88’, Sadiku dyfishoi shifrat për ekipin e tij, teksa festa e sulmuesit shqiptar mori vëmendjen.

Në eufori e sipër, ai i tregoi me dorë organin gjenital kundërshtarëve, me shpresën që sfida do të shkonte në shtesë.

Por vetëm pas katër minutash, miqtë e Bengaluru shënuan golin e vetëm për të siguruar kualifikimin në finale.

Kështu Sadiku e mbyll sezonin e tij në Indi me 10 gola të shënuar në 24 ndeshje të luajtura.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta