Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi 22/12 00:54
Teksa sezoni po shkon drejt fundit, disa verdikte në Premier League po plotësohen.
Pas disfatës 3-1 nga Tottenham në transfertë, Southampton është bërë skuadra e parë që bie nga elita e futbollit anglez, me 10 pikë të grumbulluara gjithë sezonin, teksa janë dhe 7 ndeshje për t’u luajtur.
Ekipi që u ngrit pikërisht sezonin e kaluar, nuk arriti dot të përmbushte objektivat, duke zhgënjyer me rezultate.
Kështu ish-skuadra e Armando Brojës do të luajë sërish në Championship vitin e ardhshëm, me shpresën për t’u rikthyer dhe njëherë në elitën e futbollit anglez.
Top Channel