
Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 -arrestuan shtetasin P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 29 vjeç, L. Xh., 26 vjeç dhe A. Xh., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. I, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit në motomjetin të cilin e drejtonte pa targa dhe pa dokumentacion përkatës, iu gjet një armë e ftohtë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. N., 41 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.
-Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-L. M., 42 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-J. B., 19 vjeç dhe M. D., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa lejen përkatëse.
-Informacion paraprak: Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel