
Reshjet e dëborës kanë pushtuar tërë qarkun Korçë. Aktualisht kalimi është i lirshëm dhe lëvizja e mjeteve kryhet rregullisht në të gjitha akset e juglindjes dhe akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafë Thanë.
Në këto akse po punojnë 6 borëpastruese, ndërsa në segmente të ndryshme ka edhe patrulla të policisë. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë-Dogana në pjesën shqiptare është i pastruar dhe kriposur dhe kalohet pa problematika.
Në Qafë-Pllocë aktualisht kalimi kryhet pa probleme me mjete me goma dimërore. Ndërsa problematika të lehta janë regjistruar për mjetet të cilat kanë qarkulluar me goma verore, por aktualisht nuk raportohet asnjë incident.
Sipas informacioneve, për momentin raportohet që furnizimi me energji elektrike është normal. Ndërsa aktualisht temperatura tregon -1 gradë Celsius.
Top Channel