Njësoj si në kohërat e vjetra, dy legjendat e United takohen në Old Trafford për derbin e Manchesterit

06/04/2025 22:03

United dhe City kryqëzuan shpatat në Old Trafford, për ndeshjen e 31-të të edicionit aktual të Premier League.

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola, duke i lënë të dyja skuadrat mjaft të pakënaqura.

Sigurisht, një i ftuar special ishte në fushë, një mik i vjetër, Eric Cantona. Legjenda franceze e Djajve të Kuq pa nga afër ish-skuadrën e tij dhe u takua me ish-trajnerin e tij, Sir Alex Ferguson. Ata shkrepën një fotografi së bashku, të cilën Cantona e postoi në llogarinë personale në Instagram.

Në postim legjenda franceze shkroi: “Me shefin tim të përhershëm, sot në Old Trafford për derbin e Mançesterit”.

Kujtojmë që Cantona, me Ferguson si trajner, luajti nga viti 1992 deri në vitin 1997, duke fituar 4 kampionate dhe 2 Kupa dhe ishte një nga protagonistët e Manchester Unitedit që ndërtoi Sir Alex.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eric Cantona (@ericcantona)

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta