Nëse i bëni këto veprime sapo zgjoheni në mëngjes, ka ardhur momenti të ndaloni! Zbuloni se çfarë!

06/04/2025 09:45

Për shumë, zgjimi herët në mëngjes është një sfidë e vërtetë, por ka edhe disa zakone të tjera që mund të bëhen shkak për mungesën e energjisë dhe motivimit gjatë ditës.

Pavarësisht se mund të mos e kuptoni, disa veprime të zakonshme sapo të zgjoheni mund të ndikojnë negativisht në atmosferën e ditës suaj. Ja disa gjëra që nuk duhet të bëni sapo hapni sytë dhe si mund t’i përmirësoni ato.

Mos bëni dush të nxehtë
E dimë se një dush i nxehtë mund të jetë shumë relaksues, por ekspertët sugjerojnë që ato t’i lëmë për mbrëmje.

Një dush i ngrohtë mund të ulë ritmin e zemrës dhe të të bëjë të ndihesh më i lodhur, duke e vështirësuar përgatitjen për ditën.

Për të filluar ditën me energji, një dush me ujë më të ftohtë mund të jetë një mundësi më e mirë për t’u zgjuar plot forcë.

Mos e fik alarmin
Shumë njerëz kanë tendencë ta fikim alarmin për të fjetur pak më shumë, por kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

Sipas ekspertëve të gjumit, fikja e alarmit mund të çojë në një gjumë të pasigurt dhe të çrregulluar, duke rritur lodhjen dhe duke zvogëluar kapacitetin e trupit për të rikuperuar energjinë.

Një gjumë i dobët çon në rritjen e tensionit dhe dobësimin e sistemit imunitar.

Mos kontrollo telefonin
Kur zgjoheni, kontrolli i menjëhershëm i rrjeteve sociale mund të shndërrohet në një humbje kohe të madhe.

Ky aktivitet mund të zgjasë për orë të tëra dhe të të bëjë të humbasësh mundësinë për të nisur ditën me energji dhe fokus.

Shumë ekspertë sugjerojnë që të shijoni disa orë të para të ditës pa u shpërqendruar nga telefonat dhe socialet.

Mos pi kafe
Një gabim tjetër i zakonshëm është pirja e kafesë sapo zgjoheni. Studimet sugjerojnë se është më mirë të prisni deri pas orës 9:30 të mëngjesit për të pirë kafe, pasi ky është momenti kur trupi ka filluar të prodhojë natyralisht hormonin e kortizolit që ju ndihmon të zgjoheni dhe të ndiheni më energjikë.

Pija e kafesë para këtij momenti mund të ndikojë në nivelin e kortizolit dhe ta bëjë trupin më të varur nga kafeina.

Mos anashkalo mëngjesin
Mëngjesi është i rëndësishëm për trupin tuaj dhe mungesa e tij mund të sjellë pasoja negative për shëndetin tuaj, si shtimi i rrezikut për sëmundje të zemrës, diabet, mbipeshë dhe probleme me kolesterolin.

Për të pasur një fillim të mirë të ditës, mundohuni të përgatisni një vakt të shpejtë dhe të lehtë që në mbrëmje, ose të mendoni paraprakisht se çfarë do të konsumoni për të kursyer kohë në mëngjes.

Rregullo shtratin
Një zakon i vogël që mund të ketë një ndikim të madh është rregullimi i shtratit menjëherë pas zgjimit.

Kjo mund të duket një detyrë e vogël, por do të ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe të organizuar gjatë ditës.

Po ashtu, një shtrat i rregullt kontribuon në një mbrëmje më të qetë dhe një gjumë më të mirë.

Adoptimi i këtyre zakoneve të thjeshta mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mëngjesit tuaj dhe, si rezultat, të bëjë ditën tuaj më të suksesshme dhe të mbushur me energji./TAR

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta