
Kush i përfaqëson Demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan, pyet deputeti demokrat Dashnor Sula, në një postim të bërë në rrjetet sociale.
Ai shprehet se zhdukja nga lista e kandidatëve, e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.
“Injorimi i anëtarësisë së Partisë Demokratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votat e tyre në Primare. Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë.
Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.
Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?
Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?
Përgjigja është: Askush!
Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.
Lista është për primarin jo demokratët”, shkruan ai.
Top Channel