
Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë.
Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.
Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit G. M., i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Top Channel