Champions League / Renditjet përfundimtare, si do të ndahen skuadrat për shortin, oraret dhe skema që do të përdoret Barack Obama ka treguar së fundmi se po punon shumë për t’u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama, pasi dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë shkaktuan probleme në martesën e tyre.
“Kishte një përçarje të thellë me gruan time“, pranoi ai në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper. “Kështu që unë përpiqem të dal nga kjo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, shtoi ish-presidenti amerikan. Ai la të kuptohet se dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë ndikuan në marrëdhënien e tij me Michelle.
Michelle ka folur gjithashtu më parë për problemet në martesën e saj, duke thënë se gjatë viteve që Barack ishte përfshirë në politikë ajo ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia. Familja Obama të cilët tani jetojnë në Uashington, pushtuan mediat ndërsa u përhapën thashethemet se ata ishin në prag të divorcit. Thashethemet u ndezën më tej kur Michelle nuk e shoqëroi burrin e saj si në funeralin e Presidentit Jimmy Carter, ashtu edhe në inaugurimin e Donald Trump.
Çifti u përpoq ta minimizonte këtë fakt duke postuar foto së bashku në ditën e të dashuruarve të shoqëruara me mesazhe të buta. Michelle dhe Barack u takuan në fund të viteve 1980 në studion ligjore ku të dy punonin dhe u martuan në vitin 1992. Michelle ndau së fundmi disa detaje të martesës së saj me Barack, duke theksuar se martesa nuk është gjithmonë e lehtë dhe kërkon punë dhe pranimin e të metave të partnerit. Në episodin e parë të podcast-it të saj dhe vëllait, Craig Robinson, “IMO”, Michelle zbuloi se çfarë e acaron më shumë te bashkëshorti i saj. Ajo tregoi se një nga aspektet që e shqetëson më shumë është vonesa e Barack, duke shtuar se ai ka pasur vështirësi me përpjekjet për të qenë i përpiktë.
Top Channel