Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Kryepeshkopi Joan rrëfeu në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama kohën e studimeve të tij në Amerikë.
Ai u shpreh se arsyeja pse vendosi të kthehej ishte një premtim që kishte bërë për të shërbyer në vendin e tij.
Kur ishte në Amerikë, teksa po sistemonte bibliotekën e Fan Nolit, ai tha se lexoi një shënim të tijin ku shkruante:“Kisha mbeti për mua gjithmonë dashuria ime e parë. Nëse kryevepra ime në fushën politike dhe diplomatike ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën letrare ka qenë Kremtorja”.
Ai u shpreh se Fan Noli është një nga figurat themelore të Kishës Ortodokse që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
“Fan Noli është një figurë shumë e rëndësishme për kishën. Perëndia e kishte pajisur me talente të jashtëzakonshme. Kur isha në Amerikë, punuam për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit dhe aty lexova një shënim ku shkruante: ‘Kisha mbeti për mua gjithmonë dashuria ime e parë. Nëse kryevepra ime në fushën politike dhe diplomatike ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën letrare ka qenë ‘Kremtorja”.
‘Kremtorja’ është një libër shumë i vështirë për t’u përkthyer. Ai e ka përkthyer nga greqishtja e vjetër. Përkthimi i tij është i papërsëritshëm. Njihte mirë muzikën kishtare. Fan Noli është një nga figurat themelore të Kishës Ortodokse”, tha Kryepeshkopi Joan.
Top Channel