Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim të plotë të numërimit të votave Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec.
Sipas informacioneve paraprake, të siguruara nga gazetarja Dhorjela Çule, një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në spital.
“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.
Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Automjeti që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ai është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel