Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati Lëkundjet e forta që sollën tarifat e Washington në tregjet e aksioneve në mbarë botën, nuk ishin mjaftueshëm shqetësuese për zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance.
Numri dy i administratës Trump e pranoi se masat e forta tregtare “dhimbje afatshkurtra”, siç i përshkroi ai. Megjithatë, rënien e ndjeshme të bursës një ditë më parë- më e madhja që nga viti 2020 – ai e quajti thjesht “një ditë e keqe”.
Pak pasi Wall Street e mbylli ditën me humbjen më të madhe në pesë vitet e fundit, Vance u shpreh i bindur për Newsmax se në vijim dhe për një kohë të gjatë pas kësaj, do të ketë një lulëzim të bursës. Dhe kjo, “sepse ne po investojmë sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Zëvendëpresidenti theksoi se ndryshimet që po ndërmerr qeveria nuk do të sjellin rezultate të menjëhershme dhe kërkoi durim nga publiku amerikan. Administrata Trump u vendosi në 2 prill duke përfshirë dhe Shqipërinë e Kosovën me 10 për qind. Trumpi shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë një ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra
Top Channel