“Shqipëria po ecën para me integrimin në BE”, Gonzato: Procesi përfshin të gjithë shoqërinë, jo vetëm qeverinë dhe Kuvendin

04/04/2025 09:29

Sot po mbahet takimi Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Ky takim mbledh së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi se procesi i integrimit përfshin të gjithë shoqërinë, jo vetëm qeverinë dhe Kuvendin. Ai u shpreh se Shoqëria Civile duhet të ketë një rol aktiv në vend.

Gonzato: Shqipëria po ecën para me integrimin në BE. Ky proces përfshin të gjithë shoqërinë, jo vetëm qeverinë dhe Kuvendin, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Në këtë aspekt më lejoni të përsëris atë që ka thënë Ropke, që këto vendet tona do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në punën që do të bëhet. Ky komunitet konsultativ krijon hapësirën për shoqërinë civile, të luajnë rolin e tyre. Organizatat, partnerët, shoqatat, sindikatat dhe cili është kontributi që mund të japë në këtë proces. Një shoqëri civile aktive është jetike. Duhet të luajnë një rol proaktiv. Një shoq civile e tillë kaq e fortë duhet të ketë edhe monitorimin e shoqërisë civile, veprimet e qeverisë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta