Për ti dhënë më shumë zë e përfshirje qytetarëve në procesin e ligj-bërjes kryetarja e kuvendit Elisa Spiropli prezantoi platformën e konsultimit publik.
Transparenca tha kryetarja Spipopali, është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030.
“Platforma e re do të jetë më e aksesusheme dhe më e përdorshme nga partnerët e Kuvendit, duke synuar rritjen e transparencës, rritjen e numrit të pjesëmarrësve në proces, dinamizmin e procesit të konsultimit, efikasitetin operacional, lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e burokracisë, rritjen e sigurisë dhe garantimin e konfidencialitetit të të dhënave, krijimin e kushteve për analiza më të thelluara, mundësimin e përdorimit të anketimeve, kategorizimin e përdoruesve sipas tipologjive, lehtësimin e komunikimit institucional, përdorimin më efektiv të rrjeteve sociale, inkorporimin më eficent të rezultateve të konsultimit në procesin ligjbërës dhe veprimtaritë e Kuvendit”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Kryetarja e kuvendit kërkoi zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen platformës së konsultimit publik, përfshi përshpejtimin e afateve kohore të procesit të konsultimit.
Top Channel