Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e një të riu që kërkoi të lirohet, pasi masën ndaj tij e ka vendosur një gjykatë e zakonshme dhe për këtë sipas tij kanë rënë afatet.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, vendimi u dha ditën e sotme dhe siç arsyetoi gjykata në seancën me dyer të mbyllura kërkesa për lirimin e menjëhershëm të Steviljano Ndout është e pabazuar në ligj.

Steviljano Ndou dyshohet se organizoi trafikimin e shtatë shtetasve nga Pakistani të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik e së bashku edhe me Edison Begajn, shoferi që po i transportonte.

Aksidenti tragjik ndodhi në fshatin Kuqar pranë Këlcyrës pasi klandestinët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër dhe pas ndjekjes nga policia u konstatua se makina në largim e sipër kishte përfunduar ne lumin Vjosë.

Për këtë ngjarje tragjik pati edhe një hetim nga AMP e cila konstatoi se policia nuk kishte kryer shkelje gjatë kontrolleve.

Top Channel