Konkursi për stadiumin Selman Stermasi/ Rama: Së shpejti do të sjellim Akademinë e NBA në Durrës

04/04/2025 17:20

Një tjetër garë për një tjetër zhvillim në kryeqytet, kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama garën e çelur për ndërtimin e stadiumin Selman Stermasi.

I pranishëm në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste do të prezantojnë konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, Rama njoftoi ndër të tjera projektet e reja sportive.

Ai tha se agjencia po diskuton me NBA për të sjellë Akademinë e NBA në Durrës.

Një tjetër garë e organizuar nga Korporata Shqiptar e Investimeve për një tjetër zhvillim me shumë rëndësi në shumë askete në kryeqytet.

Më vjen shumë mirë që pas 3 stadiumeve të reja, të cilat janë në proces tani, pasi janë përzgjedhur fituesit, janë bërë projektet be zbatimit dhe është shpallur gara për zhvilluesit. Të gjithë janë të ftuar t’i shohin këto të treja mundësi zhvillimi. Tani i vjen radha stadiumit Selman Stermasi, ky është një tjetër bërthamë për një tjetër qendër tregtare. Jam i bindur edhe konkurrentët do jemi në kushtet për të bërë një zgjedhje shumë të mirë. Dua të përmend procese të tjera të filluara, procesi për ndërtimin e qendrës së re administrative që do të akomodojë 18 institucione. Procesi për ndërtimin e godinës së re së Kadastrës, e domosdoshme për shumë arsye. Biblioteka e re Kombëtare, ndërkohë që po punohet akademia e re e futbollit, Akademia e Manchester Cityt në Durrës, së shpejti do të fillojmë me Akademinë e Rafa Nadal po në Durrës. Agjencia është në diskutime me NBA për Akademinë e NBA në Durrës ku duam të krijojmë destinacion akademish sportive. Në fund, së shpejti po ashtu, IC do të shpallë dhe proceset për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh në kryeqytet dhe në bregdet.

Është nevoja për më shumë parkime, për një sistem më të pranueshëm të qarkullim.”, tha ai

Top Channel