“Je gjithçka për mua”/ E vrau me thikë pas një debati, çfarë postonte 22-vjeçarja për vëllain që i mori jetën: Edhe nëse zihemi…
Gjatë një takimi që pati këtë pasdite me disa nga banorët e Baldushkut, ku u prezantoi atyre programin e PD për bujqësinë, Sali Berisha u kërkoi votën për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tha se kundërshtari i tij Edi Rama ‘merret me zhaba’ në mënyrë që të shpërqendrojë vëmendjen nga programi.
“Ta lemë atë të merret me bretkosa, me zhaba se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bëjnë njerëzit të harrojmë se çfarë detyrime ka qeveria ndaj tyre. E ka qëllim këtë, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ato që nxjerr aty që e pyesin, dhe përpiqet të largojë vëmendjen nga programi.
Unë kam besim te ju se në 11 maj do votoni njishin, njishi është numri i diellit, po thuajse hyjnor, kështu që duke votuar njishin votoni, ndryshimin e madh”, tha Berisha.
Top Channel