Viti i Ri, Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet 02/01 17:08
Mbrëmjen e së martës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një zyrtar policor në hyrjen e banesës së tij në Kaçanik të Kosovës.
Muhamed Lika është polici i vrarë, ndërsa vrasja ka ndodhur në shkallët e pallatit.
Policia e ka konfirmuar rastin derisa është bërë e ditur se zyrtari policor nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Policia akoma nuk ka sqaruar rrethanat, teksa ende nuk është identifikuar as arrestuar asnjë person.
Gazetarja e Top Channel, Leonita bajrami, raporton se hapësira ku ka ndodhur vrasja është e pandriçuar mirë.

Top Channel