Vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 21 gradë C
01/04/2025 07:06
Dita e Martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm.
Vendi ynë do të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu.
Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 14 m/s.
Deti do të jetë me valëzim deri në 1-3 ballë.
Temperaturat do të prekin vlerat 21 gradë C, pavarësisht motit të paqëndrueshëm.
Top Channel