“Takim tjetër do të jetë në Itali”/ Rama për votën e Diasporës në “Sy m’Sy: Do arrijmë diçka spektakolare, momenti…

01/04/2025 08:54

Kryeministri Edi Rama, teksa ka lajmëruar takimin e radhës që do të mbahet në Itali, ka folur për votën e Diasporës.

Ai u shpreh se me votën e diasporës do të arrijnë diçka të spektakolare, duke e konsideruar këtë “momentin e tyre”.

Rama foli edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku shtoi se me 11 maj Brukseli do të marrë mesazhin nga shqiptarët.

“Fitorja me notën 10, e dhjeta për ne dhe PS. Me votën e diasporës do arrijmë diçka spektakolare. Kemi dhe një takim tjetër në Itali, dhe do jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë.

Të gjithë shqiptarët kudo ku janë, u them se ky është momenti ynë, momenti i përputhjes së fateve. Ata na konsiderojnë Malin e Zi dhe ne si pararojë për të gjitha ata që kemi bërë dhe për arsyet gjeopolitike.

Partisë Socialiste i duhet një mandat me shumicë domethënëse për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Duhet shumicë domethënëse, është po ashtu e thjeshtë. Nuk është rastësi, nuk është thjesht për këtu se për kë do votojmë ne, por është edhe për atë në Bruksel imazhi i fushatës sonë.

Ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve si kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë dhe dy punë. Po japim mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi ti japim një mesazh të qartë Brukselit. Më 11 maj, Brukseli do marrë mesazhin se shqiptarët kërkojnë anëtarësimin tani dhe këtë mesazh shqiptarët mund ta japin. Ne, populli shqiptar, duam të hyjmë në BE tani”, u shpreh Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta