
Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar këtë të martë se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar banesën e tij në Surrel në kundërshtim me ligjin.
“Po të shkoni në Surrel, gjeni atje një vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshti me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës”, tha Berisha.
Kreu i PD shtoi se nëse vjen në pushtet, do të legalizojë çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi dhe se pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu.
“Kurse të tjerëve u thotë, ato dokumente mbani, por votoni njëherë, pastaj të shoh t’i quaj certifikata pronësie apo jo. Ua them unë ju. Që të gjitha do konsiderohen certifikata pronësie dhe ne këtu as nuk kemi bërë dhe as nuk do bëjmë ndonjëherë urbanizim para legalizimit. Do të bëjmë legalizim para urbanizimit.
Po të kthehemi pak pas në atë periudhë, ne nuk kishim konflikte me qytetarët. Jo. Se ne bënim legalizim para urbanizimit. Shpërblehej, legalizohej, shpërblehej me çmimin e tregut dhe arsyetohej se do vijë rruga, se do ndërtohet shkolla, se do ndërtohet kopshti.
U krijua njëherë një konflikt të shkolla teknologjike. E pyes ministrin: çfarë ka ndodhur atje, pse po protestojnë ata? Protestojnë thotë se, problemi i dëmshpërblimit. Problemi i dëmshpërblimit është çmim tregu. E kemi parim atë punë, nuk ka punë legalizimi. Ne i quajmë të legalizuar dhe pastaj, i paguajmë njëherë, pastaj urbanizimi.
Asnjë sherr, asnjë konflikt. Kurse këta fut buldozierët, iu hedhin gaz foshnjëve, etj. etj. Këto marrin fund! Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi. Pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu.
I garantoj pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë një marrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga persekutimi politik i shqiptarëve”, tha ai.
Top Channel