“Raportet mes dy vendeve, në gjendje të keqe”, Kremlini: Putini, i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me Finlandën

01/04/2025 13:53

Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me Finlandën.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Finlandës janë në gjendje të keqe.

Presidenti finlandez Alexander Stubb informoi dje homologun e tij britanik Keir Starmer se Helsinki duhet të përgatitet për rivendosjen e lidhjeve me Rusinë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, u bashkua me NATO-n në vitin 2023, diçka që Moska në atë kohë e quajti një gabim historik.

Lidhur me rrezikun e sanksioneve shtesë ndaj naftës ruse nga presidenti amerikan Trump, Kremlini u përgjigj se Moska po vazhdon bisedimet me palën amerikane, ndërsa për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi se proceset rreth kësaj janë komplekse.

Në të njëjtën kohë, Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime gjatë ditës së sotme me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, i cili ndodhet në një vizitë tre-ditore në Moskë.

Wang i quajti Kinën dhe Rusinë “gjithmonë miq, kurrë armiq” në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve RIA sot, në të cilën ai mirëpriti shenjat e normalizimit në lidhjet SHBA-Rusi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta