
Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në studion e “Procesit Sportiv”, mes Gëzim Sinematit dhe Ilir Demaliajt.
Debati erdhi si pasojë e situatës së ndeshjeve të Kombëtares shqiptare me tifozët e saj dhe ndeshjet e kampionatit shqiptar.
Demaliaj: Për çmimin jam dakord. Çmimi ishte i shtrenjtë.
Sinemati: Ata që shajnë, shajnë dhe për çmimin. Nuk shajnë vetëm për Serbinë.
Demaliaj: Ti je dakord me ato të shara?
Sinemati: Nuk jam dakord.
Demaliaj: Çfarë i bënë Serbisë ata që bërtisnin: ‘O Serbi, të bëfsha motrën’. Vetëm do marrin një gjobë tjetër për thirrje nacionale. Arsyetimi yt që bërtisnin për Serbinë, ka logjikë te ty? Ajo tregon primitivitet.
Sinemati: Ai po prish rregullin. Po flet më shumë seç duhet. Ai duhet të thotë faleminderit që është në një studio sportive.
Demaliaj: Iki unë, s’kam nevojë për studio sportive.
Sinemati: Çfarë halli ke?! Ne pyesim cilat janë arsyet që janë boshatisur stadiumet. Ai thotë që s’e ka fajin as Federata, s’e ka fajin as Duka. Po kush e ka fajin?
Demaliaj: Klubet nuk janë private more zotëri.
Sinemati: Klubet private janë. Mos e fut kampionatin se janë të gjitha me borxhe.
Demaliaj: The një mision i pamundur. Po kur të marrë mandatin tjetër, prapë ka për të qenë një mision i pamundur?
Sinemati: Ti ishe kundër diktaturës. Tani vjen këtu dhe bëhesh me një diktaturë sportive.
Demaliaj: Mos e lidh me diktaturën tani.
Manushi: T’i ndërpritet mikrofoni Sinematit me Demaliajt.
Sinemati: Mos më barazo mua me atë. Unë vij javë për javë këtu (heq mikrofonin).
Top Channel