
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.
Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
“Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
“Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
“Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë.
Top Channel