
Mbrëmjen e sotme para banorëve të Kolshit, PD prezantoi kandidatët fitues, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, drejtuesit i qarkut të Lezhës për PD, evidentoi problemet që hasen në fshatrat e vendit, që sipas tij janë lënë pas dore.
“Si shumë fshatra të Shqipërisë edhe në këtë njësi, shumë zona janë lënë pas dore, pa investime dhe mbështetje. Edhe aty ku janë bërë investime, mungesa e cilësisë është e dukshme, si rasti i Lalmit, ku shtyllat elektrike ndodhen në mes të asfaltit, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.
Fshati po humb rolin e tij në zhvillimin e vendit për shkak të keqqeverisjes, e cila ka shkatërruar bujqësinë, blegtorinë dhe sektorët jetikë. Arsimi ka pësuar rënie të ndjeshme në cilësi, me klasa kolektive që reflektojnë degradimin e sistemit.
Nuk mund të qëndrojmë duarkryq! Për 12 vite nuk kanë lënë asnjë gjurmë pozitive dhe tani përdorin premtime boshe për vota. Shqiptarët nuk mashtrohen më”, shprehet ai.
Ndërkohë Gjekmarkaj është ndalur edhe te vota e emigrantëve, të ciën e ka cilësuar jetike.
“Vota e emigrantëve është jetike. Ata janë larguar nga padrejtësitë e këtij pushteti dhe duhet të angazhohen për të sjellë ndryshimin. Ky regjim, për të mbajtur pushtetin, ka përdorur dhunë, korrupsion dhe manipulime zgjedhore.
Programi emergjent i PD-së garanton zhvillim të barabartë për të gjithë:
Pension minimal 200 euro
Minimum jetik 200 euro
Rrogë minimale 500 euro
Rrogë mesatare 1200 euro
160 milionë euro mbështetje për bujqësinë
Rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët
Rrotacion! Ndryshim!
Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit!
Ne mundemi! Ne do t’ia dalim! Fitore!”, përfundon Gjekmarkaj.
Top Channel