
Xhorxho Furlani ka udhëtuar në Londër, për të mbyllur marrëveshjen me Fabio Paratiç.
Furlani do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit.
Igli Tare ishte një nga alternativat kryesore gjatë kësaj kohe. Shqiptari ishte i preferuar i Ibrahimoviçit, por ky i fundit nuk mori besimin e Presidentit Kardinale për të bërë zgjedhjen, ndaj edhe Furlani zgjodhi ndryshe.
Paratiç është një emër i njohur si drejtor sportiv. 52-vjeçari qëndroi për plot 11 vite drejtor sportiv i Juventusit, konkretisht nga viti 2010 deri në vitin 2021. Më pas ishte Totenhemi që nënshkroi me të, eksperiencë që zgjati për dy vite.
Paratiç mund të vazhdojë nga puna në korrik, pasi të ketë përfunduar dënimi që vuan në futbollin italian. Ky vendim lidhej asokohe me plusvalencat që përfshinë Juventusin.
Top Channel