
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, inspektuan kantierin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa.
Ky projekt është në fazën e rindërtimit, e do të vazhdojë në tre faza, si një vepër shumë e rëndësishme jo vetëm nga ana infrastrukturore por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmit që po merr zona.
Nga ana e tij kryeministri Rama theksoi se aksi merr rëndësi të posaçme edhe për shkak të krijimit së një sërë agroturizmeve të reja, në zonën nëpër të cilën ai kalon.
“Është një nga akset e shumëkërkuara, të cilit i erdhi radha dhe i cili do jetë një aks me profil turistik dhe për shkak të këtij territori ku kanë filluar të lindin agroturizmat dhe ku ne besojmë shumë që zhvillimi agroturizimit do jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu, pasi është një zonë që do përfitojë shumë nga rritja e turizmit dhe nga flukset që shkojnë drejtë Tiranës apo Durrësit.” – u shpreh ai.
Top Channel