
Besimi në ekonomi edhe për muajin mars ka shënuar rritje.
Raporti i Vrojtimit i publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon një rritje me 1.1% për muajin që lamë pas të ndikuar kryesisht nga ecuria e bizneseve por dhe pritshmërive të konsumatorëve për ekonominë e vendit.
Konkretisht ndalur sipas sektorëve të bizneseve është ndërtimi i cili regjistron besimin më të lartë me 1.6% ndikuar nga aktiviteti aktual ndërtues por dhe pritshmërive për punësimin në të ardhmen. Edhe sektori i industrisë por dhe shërbimeve regjistruan rritje me 1.4% dhe 1.2%. Si rezultat i ecurisë aktuale të biznesit, rritjes së kontratave porositëse nga eksportet, por dhe punësimit.
Ndërsa më pesimist paraqitet sektori i tregtisë. Besimi ra me 2.1% si pasojë e gjendjes aktuale që ndodhen por dhe mungesës së punonjësve.
Nga ana tjetër gjendja aktuale financiare por dhe pritshmëritë për blerje të mëdha i bën konsumatorët të jenë më optimist duke rritur besimin me 2.3%.
Treguesi aktual i ndjesisë ekonomike për muajin mars qëndron 8.1 pikë mbi mesataren historike duke arritur në 108.1%.
Top Channel