Kamioni humb kontrollin dhe përplas këmbësoret, gjashtë të plagosur, dy në gjendje kritike

01/04/2025 22:22

Gjashtë këmbësorë mbetën të plagosur pasi një kamion u përplas të martën pasdite në Boston.

Siç raporton Fox News, kamioni i marrë me qira nga kompania Penske goditi disa shtylla dhe u kthye përmbys, përpara se të futej në mes të një shtylle dhe një ndërtese, thanë autoritetet.

Raportohet për disa këmbësorë të lënduar. Të paktën dy persona janë në gjendje kritike, ndërsa zjarrfikësit nxorën shoferin nga kabina e kamionit, tha një zëdhënës i policisë.

Megjithatë, policia lokale tha se ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por efektivët e Departamentit të Vrasjeve dhe Ekipi i Aksidenteve Fatale ndodhen në  e vendngjarje për zbardhur rrethanat.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta