“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”/ G-Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj

01/04/2025 08:07

Artisti i njohur G-Bani, po ashtu dhe ish-banor i “Big Brother VIP 4” ishte i ftuar në Wake Up.

Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat e fundit të ndodhura mes banorëve…

Si u ndjeve nga dalja jote në atë mënyrë?

Më erdhi keq, sepse nuk e shpjegoj dot me fjalë çfarë situate emocionale kisha. Nga njëra anë ishte babi, e nga ana ana tjetër po ikja nga një ambient me ndjenja shumë të forta, do më mungonte shtëpia, do më mungonte një njeri aty brenda. Nga momenti që ika nga aty e deri sa arrita në shtëpi, kam pasur njerëz që më pyesnin si është babi dhe e bënte më intensive situatën. Sa të poshtër ca njerëz që i bëjnë ca foto si paparacë. Është ofenduese, është kriminale. Ta shikosh që kisha atë hall që kisha dhe ta kesh mendjen të më bësh foto. Është falcitet.

Për kë thua që do të merrte malli?

Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.

Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?

Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh./ TAR

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta