
Teksa i përgjigjej ndjekësve në “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes programit zgjedhor të PS-së dhe opozitës.
Ai u shpreh se ka një ndryshim të madh, pasi premtimet elektorale të socialistëve do të realizohen gjatë mandatit të katërt, nëse votat e 11 majit i shpallin fitues.
“Ka një ndryshim shumë të madh, ato që thotë këneta programi i madhështisë përveçse është një farsë e madhe po ka një falsitet total brenda tij, sepse thotë që më 12 maj zgjedhjet do të bëhen realitet, ne nuk themi kështu ne themi në “Shqipërinë 2030” do të arrihen këto.
Nuk do të ndodhi kjo më 12 maj, do të ndodhë brenda mandatit, flasim për pensionet, do të ndodhi në “Shqipërinë 203o”, gradualisht, i kemi bërë qartë llogaritë duke pasur parasysh edhe BE. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë, por nuk ndodh”, tha Rama.
Top Channel