
Kryedemokrati Sali Berisha vizitoi një familje të dëmtuar nga tërmeti i viti 2019 në Durrës, që ende nuk është dëmshpërblyer.
Berisha: Nuk i japin zgjidhje se nuk paguan ryshfet dhe nuk është demokrat
Qytetari: Kur shkojmë te bashkia, ata e dinë që ne jemi demokrat dhe nuk na japin zgjidhje. Madje thonë i ka marrë paratë ky po nuk di të flasë është fukara
Berisha: Shikoni si i vjedhin paratë, s’di të flasë ky thonë se i ka marrë paratë
Qytetari: Kur bie shi, ne vëmë kovat këtu se hyn i gjithë shiu Brenda. Ndërsa ata të tjerët që janë me PS-në i kanë marrë me kohë shtëpitë dhe i ndajnë sipas qejfit. Shtëpitë e tërmetit i kanë marrë të gjithë këta që janë në pushtet, kurse ne fukarenjtë nuk kemi marrë asgjë. E drejta nuk është asgjëkundi.
Berisha: Pra, pasurim edhe në kurriz të të tjerëve, korrupsion dhe çnjerëzi edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Ka fituar edhe gjyqet, por mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet, ndërsa të tjerët I kanë ngritur nga e para shtëpitë duke mos pasur asnjë dëmtim nga tërmeti. Sako është një ‘Gjush’ me pantallona. Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja. Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë. Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë.
Top Channel