Hakmarrje ndaj marrëveshjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci? Serbia firmos me Hungarinë ‘bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes’

01/04/2025 15:53

Serbia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje në fushën e mbrojtjes në Beograd.

Marrëveshja u firmos nga ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gashiç dhe homologu hungarez, Kristof Salai-Bobrovnicki.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e cilësoi marrëveshjen me Hungarinë si më të zhvilluarën në rajon, raportojnë mediat serbe.

Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunim ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, tha Vuçiç.

Pak javë më parë, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia firmosën një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, për të cilën reagoi ashpër presidenti serb Aleksander Vuçiç, duke e cilësuar ‘kërcënim të hapur ndaj Serbisë’.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta