
02/04 14:25
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve në “Sy m’Sy”, teksa nuk ka kursyer ironitë për opozitën, përpara zgjedhjeve të 11 majit.
Ai u shpreh se opozita nuk ka parti, teksa i konsideron “turma që po mundohen të bashkëpunojnë”.
“Një ndryshim shumë themelor midis nesh dhe atyre është se ata nuk kanë parti. E patë vetë çfarë ndodhi me primaret dhe e shihni vetë çfarë ndodh në përgjithësi. Nuk kanë parti, janë çeta, tufa dhe truma, por nuk janë parti.
Janë gjymtyrë të shpërndara që bashkohen dhe mundohen në punë vullnetare por nuk arrijnë të harmonizohen e artikulohen është kuak kauk kuak në të katërta anët, është qameti madh”, u shpreh Rama.
Top Channel