Dënimi i Le Pen shkund Europën/ Gjermania pa qeveri dhe tarifat e Trump, furtunë politike në Francë

01/04/2025 10:01

Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë nga partia u shpallën fajtorë për shpërdorim të fondeve publike nga një gjykatë në Paris.

Kryetarja e ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar” u dënua me katër vite burg, dy prej të cilave do t’i vuanjë me kusht dhe dy të tjera me byzylyk elektronik.

Le Pen nuk do të ketë mundësi të kandidojë për 5 vite dhe rrjedhimisht është jashtë garës presidenciale të vitit 2027.

Ajo është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj.

Emmanuel Macron, i cilit i ndalohet të kandidojë për një mandat të tretë sipas kushtetues, qëndroi i heshtur gjatë orëve pas vendimit, por në Francë e dinë se dënimi i saj mund të shkaktojë furtunë që tejkalon kufijtë e vendit dhe mund të trondisë europën.

E përditshmja “Le Figaro” e përshkruan këtë moment si një nga më delikatët në Europë. Në artikull shpjegohej se Partia Tubimi Kombëtar pritet të kërkojë mocion dhe nëse arrin rrëzojë qeverinë, ky do të ishte momenti më i papërshtatshëm, pasi Gjermania ende nuk ka një qeveri të re dhe tregjet janë shkundur nga presioni i vazhdueshëm i Trump për rritje tarifash.

Dënimi i saj është kritikuar edhe nga kritikët historikë të Le Pen, ndërsa reaguan aleatët e saj të deklaruar në Europë si presidenti i Hungarisë Viktor Orban, zv.kryeministri italian Mateo Salvini, por edhe Moska.

Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se u konfirmua edhe një herë se “cili është niveli i demokracisë dhe sa e pranon europa mendimin  ndryshe”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta