
Një turist gjerman dhe një burrë tjetër u arrestuan në Meksikë pasi u ngjitën në piramidën Maya gjatë festimeve katër-ditore të ekuinoksit pranveror
Një turist gjerman dhe një burrë tjetër u arrestuan në Meksikë pasi u ngjitën në një piramidë gjatë një festimi katër-ditor të ekuinoksit pranveror.
Tempulli i Kukulcan, i njohur gjithashtu si El Castillo, është një nga strukturat më ikonike në Chichen Itza, në shtetin e Jukatanit. E konsideruar si një nga shtatë mrekullitë moderne të botës, kjo ndërtesë e lashtë besohet se është ndërtuar për të ndihmuar Majat në përpjekjet e tyre astrologjike dhe për t’i bërë homazh perëndisë së gjarprit me krahë, Kukulcán.
Javën e kaluar, rreth 9,000 turistë u mblodhën në bazën e tempullit antik për të vëzhguar ekuinoksin pranveror dhe për të parë fenomenin ikonik që ndodh çdo vit, sipas agjencisë lokale të lajmeve Mexico News Daily.
A 38-year-old German tourist violated restrictions at Mexico’s Chichen Itza archaeological complex on Thursday (March 20) by climbing the sacred Mayan pyramid, El Castillo pic.twitter.com/ypK6URee7b
— Forgotten History (@4biddntruth) March 23, 2025
Një person që ishte pjesë e festës katër-ditore ishte një turist gjerman 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, raporton Fox News.
Në një video të siguruar nga Sky News, turisti shfaqet teksa ngjit shkallët e piramidës për të arritur në një dhomë të brendshme. Megjithatë, para se të futej brenda, ai u arrestua dhe u largua nga zyrtarët nga vendi historik.
Në mëngjesin pas ngjarjes, turisti shoqërohej nga oficerë të Gardës Kombëtare Meksikane dhe personeli nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH), kur ai u sulmua nga disa anëtarë të turmës.
“Nuk ju lejohet të ngjiteni në tempull!” – dëgjohet dikush në video, ndërsa një tjetër e quan ate “idiot”. Disa vëzhgues filluan ta kapnin dhe ta rrihnin turistin, duke pretenduar se ai duhej “sakrifikuar”, sipas traditës së qytetërimit të lashtë Maja.
Top Channel