Top Story/ “Nuk ju bën përshtypje që po ikin të rinjtë?” Debat mes kandidatëve për Tiranën, përplasen Zhulali dhe Pullazi

31/03/2025 21:58

Na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet parlamentare, teksa partitë politike duket se kanë nisur me shpalosjen e programit të tyre duke kërkuar votën në 11 maj.

Këtë mbrëmje në Top Story ishin të ftuar disa nga kandidatët për Tiranë , nga partitë në garë.

Ilda Zhulali, kandidate e PD u shpreh se qeveria nuk i kushton aspak vëmendjen largimit të të rinjve, duke iu drejtuar me disa pyetje kandidatit të PS, Florian Pullazit.

“Meqë ke kaq vite nuk të ka ardhur ndonjë biznesmen që të të thotë nuk gjej dot punëtor, të afërm që të të thonë që kanë ikur fëmijët, që nuk ka mjek? Nuk ka mësues”, u shpreh ajo.

“Ja ku e ke një mjek… Kemi mësues, mësues ndihmës, oficer policie jashtë shkollave. Ti do t’i vish shqiptarëve me të njëjtin argument si 2021”, tha ai.

“Sot duhej të kishte një debat  që jo kryeministri të flasë me vete, por se çfarë ka bërë këto vite dhe a i ka mbajtur premtimet. Po vë të rinj n ë lista sepse i do pa karrierë sepse i do për kartonë në parlament, dhe e ka kthyer në një ministri më shumë”, tha Erisa Xhixho, kandidate e PL.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta