
01/04 23:04
OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Mianmarit, që u prek nga tërmeti shkatërrues pak ditë më parë.
Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.
Deri më tani numërohen rreth 1,700 të vdekur dhe 3,400 të plagosur.
Sipas OBSH-së, mijëra njerëz janë në rrezik të lëndimeve dhe sëmundjeve.
Top Channel