
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin social “Facebook”, një karikaturë me simbole nga shtetet e Bashkimit Europian, duke shtuar dhe Skënderbeun e shqiptarëve.
Rama kërkon votën, me premtimin për ta vendosur vendin tonë në tryezën e familjes europiane.
“Bashkoje votën tënde me mua e me PS, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartësh, në sofrën e madhe të qytetërimit demokratik”, shkruan kryesocialisti.
Ndërkohë, Rama publikoi këtë mëngjes një fotogaleri nga takimi i një dite më parë me shqiptarët e Athinës.
“Mirëmëngjes dhe me emocionin e një të diele kuqezi në Athinë, ju uroj një javë sa më të mbarë. Nëse tërë këto vite ma kanë mprehur sa duhet ndjeshmërinë e sallave, nga Greqia do të na vijë një buqetë shumë e bukur duarsh që thonë 5 më 11 maj. Faleminderit nga zemra shqiptarëve të Athinës”, shkruan ai.
Top Channel