“Sherifi do të vijë”, Berisha për rikthimin e LaCivita: Data, surprizë për Ramën që t’i bjerë tavolinës me kokë

31/03/2025 13:22

Kreu i PD, Sali Berisha nuk dha një datë fikse për rikthimin e strategut amerikan të fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, por theksoi se do të vijë në Shqipëri.

Ai u shpreh se data do të jetë surprizë, që kryeministri Edi Rama t’i bjerë tavolinës me kokë.

Berisha: Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë.
Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër.

Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta