
Dikur ishte zakon që lojtarëve të Premier League t’u dhurohej një shishe shampanjë si shpërblim për çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Kohët kanë ndryshuar që atëherë, me lojtarët që tani marrin një trofe të vogël në njohje të performancës së tyre.
Por klubi norvegjez Bryne FK – ku sulmuesi i Manchester City-t Erling Haaland filloi karrierën e tij – ka dalë me një qasje të re duke i dhënë vezë lojtarit të tyre të ndeshjes.
Klubi, me qendër në jug-perëndim të Norvegjisë, afër qytetit të Stavanger, u promovua përsëri në ligën e parë sezonin e kaluar për herë të parë që nga viti 2003.
Ata u mundën 1-0 nga çerekfinalistët e Ligës së Evropës Bodo/Glimt në ndeshjen e tyre të parë në divizionin e lartë të dielën.
Por ata u mbajtën në ndeshje nga portieri Jan de Boer, i cili bëri një varg ndalimesh të bukura dhe priti një penallti në pjesën e dytë.
Shpërblimi i holandezit? Katër vasketa me vezë, sigurisht.
Çmimi është një shenjë për lidhjet e klubit me bujqësinë vendase, e cila dominohet nga prodhimi i mishit dhe qumështit.
Por çdo lojtar i Bryne që shpreson të marrë vezë javën e ardhshme do të zhgënjehet sepse klubi thotë se lojtarit të tyre të ndeshjes kundër Kristiansund më 6 prill do t’i jepen kuti me qumësht vendas.
Top Channel