
Banorët e njësisë Administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë, si dhe banorët e dy fshatrave të njësisë administrative Golaj në Has, janë ngritur në protestë për gjendjen e mjeruar të rrugës që lidh këto zona.
Ata kanë përshkallëzuar protestën, duke bllokuar për një orë rrugën kombëtare Krumë-Qaf Prush-Gjakovë.
“Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë rrugë. Këtë vetëm rrugë nuk mund ta quajmë, është në gjendje kaotike. Asnjë cent nuk është investuar. Kemi të gjithë të drejtën e botës, jo vetëm të dalim në rrugë, por edhe të bllokojmë aksin. Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi mashtruar mjaftueshëm, nuk pranojmë më me premtime boshe elektorale”, shprehet një protestues.
Banorët thonë se që nga viti 1938, kur është ndërtuar kjo rrugë, ajo nuk ka pësuar asnjë riparim, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.
Top Channel