Po shtronte linjën e internetit/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 31-vjeçari në Dibër

31/03/2025 15:40

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë në Dibër pasi ra në kontakt me rrymën elektrike kur po shtronte një linjë elektrike.

Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta