“Nuk e di çfarë kam bërë të mirë në këtë jetë”/ Momente romantike, Loredana i shpreh ndjenjat Jozit: Jam shumë mirënjohëse që të njoha

31/03/2025 10:07

Loredana dhe Jozi duket se sherret ia kanë lënë së shkuarës dhe gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP” po shijojnë romancën që lindi mes tyre pikërisht në këtë reality show.

Teksa qëndruan pranë njëri-tjetrit deri në orët e para të mëngjesit, në një moment, banorja i shprehu Jozit ndjenjat e saj, ndërsa pohoi se ndihet me fat që e ka njohur.

Loredana: Pjesa më e bukur e jotja del pikërisht kur je me mua

Jozi: Po, e ke gjetur

Loredana: E di… meqë është fundi i marsit desha të të thosha Jozef Marku që jam shumë mirënjohëse që të kam gjetur këtu brenda, që jemi pikërisht në këtë krevat. Nuk e di nga dole, nuk e di çfarë kam bërë të mirë në këtë jetë që më dole këtu brenda. Çdo ditë të shikoj dhe them ‘sa i bukur që është’.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta