“Ne kemi çfarë ofrojmë”/ Kandidatja e PS dhe ajo e PD për Tiranën përballen në “Top Story”: Çdo orë nga Shqipëria largohen 9 persona

31/03/2025 21:47

Kanë ngelur edhe 40 ditë kur shqiptarët do të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit për qeverisjen e tyre të ardhshme, ku pas 12 vitesh përballë njëri-tjetrit janë sërish Edi Rama dhe Sali Berisha.

Këtë herë krahas kuadratit të zakonshëm të partisë politike, një shenjë qytetarët do të vendosin edhe në krah të emrave të kandidatëve në listat e hapura të cilët kanë marrë besimin e kryetarëve dhe kanë shprehur ambicien për të qenë në Parlamentar.

E ftuar në “Top Story”, kandidatja e re e PS, Julinda Dhame u shpreh se cili ishte plani i saj për të fituar mandatin si deputete.

“Ne jemi fiks e njëjta dhe ndryshimi. Po ta shohësh në listat e PS sheh që ka shumë të rinj dhe gjak të ri. Ne kemi çfarë ofrojmë, përveç se arritjeve tona që janë të padiskutueshme. Ne harrojmë të mirat. Ne kemi shumë për të thënë se çfarë kemi bërë dhe se çfarë kemi për të bërë. Jemi drejtuar te qytetarët dhe jemi drejtuar me program personal. Unë mbroj kauzën e sportit, të rinjve, mjedisit dhe turizmit. Unë e di shumë mirë si bëhet një punë. Si shkon një proces. Nuk premtoj në ajër. Unë kam vite që kam një makinë dhe mundohem ta rregulloj dhe ta mbaj, sepse e ndjej që ajo është e mira ime. Këtu jam për këtë gjë. Për të treguar që jam e qëndrueshme.

Njerëzit në shumicën e rasteve sigurisht që kërkojnë shumë dhe shumë mirë bëjnë. Jemi nga një nevojë individuale në një nevojë kombëtare.

Njerëzit patjetër që pyesin për sportin. Unë do shkoj me këtë qëllim. Apo për të rinjtë, për arsimin profesional”, u shpreh Julinda Dhame.

Por, kandidatja e PD, Ilda Zhulali u shpreh duke thënë se sipas saj, shqiptarët përballen me dy probleme, pasiguria dhe “babëzia”.

“Nuk pati asnjë fjali bilanci. Besoj që Shqipëria sot përballet me dy gjëra, nëse pyet çdo shqiptar, çdokush ndihet i pasigurt. Një pasiguri që mbizotëron kudo. Përveç kësaj, fjala e dytë që do ndeshësh, është që kjo qeverisje po tregon shenja babëzie. Ka arritur nivele të tilla që po bëhet dhe e neveritshme. Ky nivel babëzie është i papranueshëm që duhet të rrëzohet me çdo çmim. Këto të dyja bashkë kanë treguar shpopullimin e Shqipërisë. Në 12 vitet e fundit, në çdo orë nga Shqipëria janë larguar 9 persona”, tha Zhulali.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta