
Napoli i përgjigjet Interit dhe fiton supersfidën me Milanin e vlefshme për javën e 30 të kampionatit italian të futbollit.
Në Maradona Stadium, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mposhti Milanin me rezultatin 2-1 dhe reduktoi sërish në 3 pikë diferencën me zikaltrit kryesues.
Sfida nisi në mënyrën më perfektë për Napolin që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 2 me Politanon që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Milanit për të dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 19, stadiumi shpërtheu sërish në festë pasi napoli shënoi edhe golin e dytë me Lukakun dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin 2-0 të Napolit.
Në pjesën e dytë, në minutën e 69, Milani pati shansin e artë për të shkurtuar diferencën me penallti, por Meret e hipnotizoi Gimenez duke e pritur gjuajtjen e tij. Megjithatë në minutën e 84, Luka Jovic rindezi shpresat e kuqezinjve duke shënuar golin që e coi rezultatin në 2-1.
Por Napoli diti të ruajë avantazhin deri në fundin e kësaj ndeshjeje duke marrë këtë fitore që i jep mundësinë që të shkëputet në 6 pikë nga Atalanta, ndërsa Milani në vendin e nëntë, sheh që zona evropiane t’i largohet gjithnjë e më shumë.
Top Channel